Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Kosovën me vaksinat

Nga Exit News
Vuçiç: Serbia e gatshme të ndihmojë Kosovën me vaksinat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia do të gjejë një mënyrë për të vaksinuar serbët në veri të Kosovës.

Ai shtoi se kjo gjë po bëhet e vështirë për shkak të politikave të Prishtinës.

“Siç është për ta Kosova një shtet i pavarur, edhe për ne është ajo një pjesë e Serbisë, veçanërisht për shkak të kujdesit për popullin serb që jeton atje dhe që e perceptojnë Kosovën si territorin e tyre”

Presidenti serb deklaroi gjithashtu se Kosova donte të shkatërronte vaksinat, duke theksuar se Serbia ishte e gatshme të vaksinonte dhe qytetarët kosovarë.

“I larguam ato për të mos i shkatërruar. Po të na thonin se i duan vaksinat për shqiptarët, do t’u thoshim në rregull. Por donin t’i shkatërronin ato”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme