Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Nga Exit News
Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën

Njerëzit mund të “flenë në paqe, nuk do të ketë luftë”, pohoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një intervistë për median boshnjake, Bosnje Face TV. Ai hodhi poshtë spekulimet për shkëmbim territoresh ose ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor.

Duke komentuar mbi pretendimet  në lidhje me ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, Vuçiç u shpreh se ai nuk e ka parë dokumentin por vetëm ka dëgjuar për disa spekulime.

“Shihni, ju thoni që Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo nuk do të ndodhë. Asnjë nga ato nuk është reale, as e mirë dhe as nuk kemi nevojë për të, dhe kjo është gjithçka që unë mund të them në lidhje me të. Unë refuzoj të flas për diçka që nuk ekziston ”, tha Vuçiç.

“Ne nuk kemi nevojë për territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës,” shtoi ai.

Duke folur për rendin kushtetues të Bosnje dhe Herzegovinës, ai sqaroi se vendi ka të ashtuquajturin “sovranitet të ndarë” me kompetenca më të rëndësishme të mbajtura nga dy njësitë serbe.

“Pse kërkoni armiq atje ku nuk ka?”, pyeti Presidenti serb drejtuesin e intervistës, Senad Hadzifejzovic, duke shtuar se ai është krenar për ekonominë e Serbisë dhe se njerëzit në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet të jenë të kënaqur edhe për këtë.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet e tij me anëtarin serb të Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, Vuçiç tha se Dodik është një “njeri shumë inteligjent” të cilin ai e respekton, por që ai jo gjithmonë ndan domosdoshmërisht të njëjtin mendim me të.

“Milorad Dodik mund të shprehë mendimin e tij, por askush nuk duhet të flasë në emrin tim, unë nuk kam asnjë zëdhënës dhe gjithmonë e them hapur atë që mendoj; Unë them atë që mendoj, bëj atë që them. Unë jam shumë i hapur dhe po them sinqerisht se cila është politika ime dhe çfarë mbështes, ”shtoi ai.

Duke komentuar akuzat se ai është president i të gjithë serbëve, Vuçiç tha se ai është president për të gjithë qytetarët e Serbisë dhe jo vetëm për serbët.

Publikuar në televizionin N1/Përkthyer nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>