Presidenti serb Aleksandar Vučić njoftoi se Serbia po fuqizon ushtrinë me pajisje të reja, përfshi helikopterë dhe tanke sulmuese nga Rusia dhe dronë nga Kina.
I pranishëm në një stervitje të madhe ushtarake, me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ku morën pjesë 8 mijë ushtarë, 100 tanke luftarake dhe avionë luftarakë MiG-29 të blerë nga Rusia, presidenti Vučić foli për një përforcim dramatik të ushtrisë serbe, duke shtuar se në rajon ndoshta vetëm Rumania mund të krahasohet me Serbinë në ushtarakisht.
Kjo stërvitje vjen në një klimë të pafavorshme për mbarëvajtjen e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, mes kërcënimeve serbe kundër planeve të Kosovës për t’i shndërruar Forcat e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të saj. Gjithashtu, Serbia ka intesifikuar përpjekjet, presionin dhe lobimin ndaj vendeve që kanë njohur Kosovën, me qëllim tërheqjen e njohjeve. Ndërkohë betejën për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare Serbia aktualisht e ka përqendruar tek Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, që do të mbahet javën e ardhshme në Dubai. Në këto kushte, sipas Washington Post, kjo stërvitje shihet edhe si skërmitje kërcënuese ndaj Kosovës.