Aleksandër Vuçiç ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 3 prill të vitit 2022. Në një dalje për median, Vuçiç tha se zgjedhjet e parlamentare do të mbahen njësoj me zgjedhjet e rregullta presidenciale.
Ai ende nuk ka berë publike listën e emrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit, por tha se “detyra kryesore e qeverisë së re të jetë ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe një sistem i fortë shëndetësor”.
Përveç partisë së tij, në qeverinë e re do të përfshihet edhe ish-partneri i tij, Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit dhe Lidhja Patriotike Serbe e Aleksandar Shapiqit, e cila deri më tani ka qenë në opozitë.