Vuçiç shpërndan vaksina në Federatën e Bosnjes

Nga Exit News
Vuçiç shpërndan vaksina në Federatën e Bosnjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, udhëtoi të martën në Sarajevë, së bashku me 10,000 vaksina kundër koronavirusit.

Dozat e vaksinës AstraZeneca do të shpërndahen në Federatën e Bosnjës – njërin nga dy entitetet e këtij vendi.

Vuçiq tha në Aeroportin e Sarajevës se “është i lumtur nëse këto vaksina do të shpëtojnë jetë në Bosnje e Hercegovinë”.

Cilëndo vaksinë të e duan qytetarët e Bosnjës, ne do ta shpërndajmë. Çështja është te besimi në njëri-tjetrin. Ne kemi pritur ndihmën e njerëzve më të fuqishëm, por po mbështetemi te njëri-tjetri. Ne në Serbi nuk mund të jemi të lumtur nëse njerëzit në Sarajevë, Banja Llukë ose Tuzëll nuk janë të lumtur”, u shpreh ai.

Entiteti tjetër i Bosnjës, Republika Sërpska, ka nisur vaksinimin në shkurt, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Republika Sërpska ka pranuar vaksina ruse Sputnik V.

Serbia i ka dhuruar vaksina edhe Malit të Zi, edhe Maqedonisë së Veriut.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia besohet se ka vaksinuar numrin më të madh të qytetarëve kundër koronavirusit.

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë siguruar vaksina ruse, kineze dhe të kompanive perëndimore, si: Moderna, Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur ende imunizimin e popullatës kundër koronavirusit dhe wshtw nw pritje tw 10 mijw vaksinave AstraZeneca, nw kuadwr tw programit COVAX.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>