Vuçiç: Vendimet në Bosnje të merren me konsensus, jo me imponim

Nga Exit News
Vuçiç: Vendimet në Bosnje të merren me konsensus, jo me imponim

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç komentoi të mërkurën vendimin e ish-Përfaqësuesit të Lartë të OKB-së në Bosnje, Valentin Inzko për penalizimin e mohimit të gjenocidit serb në Srebrenicë muajin e kaluar.

Ai deklaroi se vendimet në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të merren me konsensusin e popujve serb, kroat dhe boshnjak, jo me imponim.

“Ky është thelbi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe jo zgjidhjet e imponuara”, citohet Vuçiç në një raportim të Radio Evropa e Lirë.

Komenti erdhi pas një takimi që Vuçiç pati me presindetin e Republika Srpska në Bosnje, Milorad Dodik, në të cilin ky i fundit tha se përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje po përpiqeshin të minonin të drejtat e serbëve sipas Marrëveshjes së Dejtonit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon”, tha Vuçiç.

Takimi erdhi një ditë pas mbërritjes në Bosnje të pasardhësit të Inzko si Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar, Christian Schmidt, i cili nuk u mirëprit nga Dodik.

Ky i fundit, së bashku me përfaqësursit serb, filloi të hënën bllokimin e funksionimin e institucioneve jetësore qeverisëse në vend: qeverinë qendrore, parlamentin dhe presidencën trepalëshe.

Kjo pasi Republika Srpska nuk e njeh gjenocidin serb dhe pas penalizimit të mohimit nga Inzko, Dodik kërcënoi vendin me shpërbërje në rast të mostërheqjes së vendimit.

Ai e quan atë shkelje të marrëveshjes së Dejtonit, pozicion që, siç pritej, mbështetet edhe nga Beogradi zyrtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>