Vuçiç vlerëson Ramën: Po tregon kurajo të rrallë për mini-Shengenin

Nga Redaksia
Vuçiç vlerëson Ramën: Po tregon kurajo të rrallë për mini-Shengenin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç vlerësoi kurajon e Kryeministrit Rama për të formuar mini-Shengenit Ballknanit bashkë me Serbinë, megjithë kundërshtitë e shumta nga Kosova apo qytetarët.

Në një intervistë për  televizionin serb “O2”, Vuçiç tha se Rama ka pranuar të bashkëpunojë me Serbinë pa i kërkuar asaj të kërkojë falje për krimet e gjenocidit:

“Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Rama, për nismën e Shengenit të vogël, ka treguar kurajë të rrallë.”

Përveç shteteve të Ballkanit si Kosova që ka refuzuar të marrë pjesë në bisedimet për mini-Shengenin, presidenti serb tha se dhe qarqe të caktuara europiane e shohin me dyshim këtë iniciativë:

“Atyre [europianëve] nuk u pëlqen që Ballkani po sheh punën e vet, e kanë të vështirë kur nuk vendosin dot për ne. Por nga ana tjetër as nuk mund ta kundërshtojnë drejtpërdrejt sepse iniciativa është pjesë e katër lirive dhe vlerave që përbëjnë Bashkimin Europian, dhe që janë e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve, kapitalit, shërbimeve dhe produkteve.”

Pyetur për Kosovën dhe mundësinë e rinisjes së dialogut mes dy vendeve, Vuçiç tha se bisedimet nuk mund të nisin për sa kohë Kosova nuk ka qeveri të re dhe nuk ka anuluar tarifat 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Liderët e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, refuzuan të merrnin pjesë në samitit e Tiranës, më 21 dhjetor, ku kryeministri Rama, presidenti serb Vuçiç, kryeministrin maqedonas Zaev dhe presidenti malazez Gjukanoviç diskutuan për krijimin e mini-Shengenit Ballkanik. Arsyeja kryesore e refuzimit ishte mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Pas samitit, Kryeministri Rama dhe kryeministri Haradinaj replikuan ashpër për qëndrimin e prerë të Kosovës për të mos u ulur në bisedime me një shtet që nuk e njeh pavarësinë e saj dhe për mbështetjen e madhe që Rama po i jep presidentit serb Vuçiç.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>