Vuçiçi akuzon BE-në se bën ‘xhihad’ me kërkesat për sundimin e ligjit  

Nga Exit News
Vuçiçi akuzon BE-në se bën ‘xhihad’ me kërkesat për sundimin e ligjit  

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka vënë në dyshim nëse sundimi i ligjit duhet të jetë parësor për vende si Serbia dhe Hungaria. Ai kritikoi Bashkimin Evropian se po kryen një “xhihad të sundimit të ligjit” kundër vendeve që nuk i binden Brukselit.

Të enjten, gjatë një vizite në Hungari për të marrë pjesë në “Samitin IV Demografik të Budapestit” me ftesë të presidentit Viktor Orban, Vuçiçi sugjeroi që sundimi i ligjit është më pak i rëndësishëm sesa “kombet [dhe] fëmijët tanë”.

“Sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm, por në Bashkimin Evropian ai është bërë xhihad i sundimit të ligjit kundër të pabindurve. A është ai vërtet më i rëndësishëm se e ardhmja e kombeve tona, e fëmijëve?” tha Vuçiçi gjatë fjalimit të tij, sipas Katalin Novakut, ministres hungareze për çështjet e familjes në qeverinë Orban.

Ndërsa udhëheqësi i serbëve në Bosnjë, Milorak Dodik, në fjalimin e tij u ankua se politikanët “egoistë” evropianë po zëvendësojnë popujt e Ballkanit me emigrantë, dhe se ai nuk mund të fliste lirshëm në publik për familjen tradicionale: “për gruan që është nënë dhe burrin që është baba”.Ky samit mbahet një herë në dy vjet, në formën e një forumi ku takohen politikanë, udhëheqës të kishës dhe ekspertë për të diskutuar çështjet që prekin familjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>