VV-ja kundërshton vendimin e KQZ për votuesit jashtë Kosovë

Nga Exit News
VV-ja kundërshton vendimin e KQZ për votuesit jashtë Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës kundërshtoi, të martën, vendimin e KQZ për votuesit që ndodhen jashtë Kosove.

LVV i ka dërguar një ankesë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa(PZAP).

Lëvizja ka sqaruar se sa i përket qëndrimit ndaj këtij vendimi nga përfaqësuesit e LVV-së në KQZ, ata e kanë kundërshtuar atë.

LVV deklaron në lidhje me këtë:

“Një gjë e tillë është kundërshtuar nga dy përfaqësuesit e LV-së, sepse kjo do të krijonte probleme dhe komplikime për bashkatdhetarët.

Jo secili bashkatdhetar mund të ketë email adresë personale, sidomos më të moshuarit, derisa dërgimi individual i zarfeve për votim do të krijonte shpenzime shtesë dhe humbje kohe për secilin prej tyre, e rrjedhimisht mosaplikimin dhe mosbotimin.”

Lëvizja shprehet se përfaqësuesit e tyre në KQZ kanë ngritur disa çështjen e aplikimit online si mënyra më e lehtë për aplikim.

Sipas LVV disa parti po tentojnë të bllokojnë votimin e shtetasve të Ksoovës që ndodhen jashtë vendit, pasi Vetëendosja ka një mbështetje të madhe aty. Për këtë LVV tha:

“Raporti i Lëvizjes më mërgatën është i qartë. Lehtësimi i procedurave të votimit për bashkatdhetarët dhe integriteti i procesit zgjedhur janë prioritet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesve tanë në KQZ dhe qeverisjes sonë të ardhshme”.

o
o

Vendimi i KQZ u kundërshtua dhe nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani, e cila të hënën fill pas publikimit të vendimit i kërkoi KQZ të rishikojë vendimin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>