
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri i ka kërkuar Kuvendit të martën të miratojë një rezolutë për gjenocidin serb.
Qendra e LVV i ka dërguar Kuvendit shqiptar një projekt-rezolutë të hartuar prej tyre, ku i kërkojnë deputetëve të Shqipërisë që, ashtu si Kosova, të caktojnë datën 15 Janar si “Dita e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës”.
LVV ka propozuar në rezolutë edhe ngritjen një memoriali në Tiranë, si dhe përcaktimin e aktiviteteve shtetërore për këtë ditë, në koordinim me autoritetet e Kosovës.
Projekt-rezoluta kërkon edhe ndryshime në ligje, pasi të miratohet, si dhe përfshirjen e temës së genocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë në kurrikulat e shkollore.
LVV i kërkon Shqipërisë ta ndërkombëtarizojë çështjen e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.