VV: Vendimi i Kushtetueses nuk e ndalon Kurtin të kandidojë

Nga Exit News
VV: Vendimi i Kushtetueses nuk e ndalon Kurtin të kandidojë

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi të enjten se vendimi i Gjykatës Kushetuese që rrëzoi qeverinë Hoti duke shpallur të pavlefshme votën e Etem Arfit, nuk ka të bëjë me Albin Kurtin.

Kjy reagim nga VV vjen pasi pati deklarata që thanë se vendimi i Kushtetueses ndalon Kurtin të marrë pjesë në zgjedhje, pasi ai është dënuar në 2018 me vendim të formës së prerë.

Zëdhënësi i VV Përparim Kryeziu tha se Kurti do të jetë pjesë e listës, pasi nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit.

Në një postim në Facebook ai deklaroi:

“Lëvizja VETËVENDOSJE!, Albin Kurti e Albulena Haxhiu nuk kanë qenë objekt i shqyrtimit. Për më tepër ata nuk janë të dënuar me burgim. Prandaj, në këtë aktgjykim nuk kanë ndalesë për të qenë pjesë listës dhe garës zgjedhore. Shihemi më 14 shkurt, në referendum, për qeverisje të mirë, me Albin Kurtin kryeministër.”

Sa i takon deklaratave se Kurti nuk mund të kandidojë, zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi ka thënë për Exit News se:

“KQZ-ja do t’i dërgojë Këshillit Gjyqësor të Kosovës listën me kandidatët e të gjitha subjekteve politike për të marrë përgjigje nëse janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, respektivisht germën Q të këtij neni.

Po ashtu, do të komunikojmë me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për të parë nëse ndonjërit prej kandidatëve i është hequr e drejta për të qenë kandidat në zgjedhje me vendim të këtij institucioni.”

Kreu Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka quajtur referendum dhe gjyq popullor të “politikës së keqe” zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë më 14 shkurt.

LEXO  PD: Qeveritarët trefishuan pasurinë gjatë 8 viteve

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani vendosi datën 14 shkurt si datë për zgjedhjet.

Ndërkohë tre muaj pas zgjedhjeve partitë politike duhet të zgjedhin presidentin e vendit. Këtë post që nga 5 nëntori është duke e ushtruar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme