Wadephul i CDU/CSU-së përshendet marrëveshjen qeveri-opozitë për reformën zgjedhore

Nga Exit News
Wadephul i CDU/CSU-së përshendet marrëveshjen qeveri-opozitë për reformën zgjedhore

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të kancelares Merkel, Johann Wadephul ka përshëndetur marrëveshjen e arritur midis qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore. Ai i bëri thirrje të dyja palëve të vazhdojnë diskutimet për të përmbushur 15 kushtet e vendosura nga BE, për hapjen e plotë të bisedimeve.

Wadephul shkroi në Twitter se:

Marrëveshja ndërmjet qeverisë dhe opozitës për një pjesë të madhe të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë negociata të tjera të vështira mbi 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbush përpara hapjes së plotë të bisedimeve për anëtarësi.

I bëj thirrje të dyja palëve të vazhdojnë punën me këtë shpirt konstruktiv. Jam i lumtur të vazhdoj të mbështes këtë përpjekje. Shumë mosdaklordësi midis dy palëve duhet ende të kapërcehen, në mënyrë që të kemi një ligj zgjedhor që plotëson komplet standartet e BE-së dhe OSBE-së.

Vetëm në këtë mënyrë, zgjedhje të lira dhe të ndershme do të mund të mbahen më në fund në Shqipëri. Ato janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>