Wadephul përshëndet dialogun për reformën zgjedhore

Nga Exit News
Wadephul përshëndet dialogun për reformën zgjedhore

Grupi parlamentar i CDU/CSU-së në parlamentin gjerman e përshëndeti marrëveshjen e djeshme për reformën zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës.

Në një intervistë për Deutsche Welle (DW), nënkryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve Johann David Wadephul u shpreh se dialogu i nisur për reformën zgjedhore është hap i rëndësishëm për hartimin saj.

Ai theksoi se reforma duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019.

“Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”.

Zoti Wadephul përveçse nënkryetar i grupit parlamentar kristiandemokrat është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag.

Reforma zgjedhore ishte një ndër 7 kushtet e Bundestagut, që përfshinte plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e rekomandimeve për të drejtat e njeriut.

Plotësimi i këtyre kushteve ishte garanci për fillimin e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale i thanë DW-së se Bundestagu do të shohë përmbajtjen që do të dalë nga marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore.

Në fund të janarit Komisioni Evropian pritet të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e Presidentit francez Macron.  DW raporton se dakordësimi me Francën për  procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb – parashikuar për t’u mbajtur në muajin maj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>