Xhaçka deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për nisjen e negociatave

Nga Exit News
Xhaçka deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për nisjen e negociatave

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të nisur negociatat me Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhaçka tha se është rradha e BE-së tashmë të flaës, duke theksuar se nuk ka vend për kushte të reja.

“Lajmi i mirë është se këtë nuk e them vetëm unë, Shqipëria, por dhe vendet anëtare. Gjatë këtij viti nuk do të zvarritet procesi një herë me 5 kushte apo 15. Shqipëria i ka plotësuar 15 kushtet dhe kjo do të rrezikonte kredibilitetin e BE.”

Xhaçka tha se zgjedhjet e 25 prillit janë një test për procesin e integrimit.

 

Lajme te ngjashme