Xhaçka i përgjigjet Metës: ata nuk janë njerëz pa atdhe, mirënjohje forcave të ushtrisë

Nga Exit News
Xhaçka i përgjigjet Metës: ata nuk janë njerëz pa atdhe, mirënjohje forcave të ushtrisë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ju përgjigjë Presidentit Ilir Meta, i cili tha se njerëzit që po presin në radhë në kufi nuk duhet të trajtohen si pa atdhe dhe pa shtet.

“Është vertete për të ardhur keq që në vend të një inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje për punën që po bëjnë në kushte kaq të vështira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit. Nuk e meritojnë këtë as efektivet e FA, as ata të Policisë së Shtetit, as ata të institucioneve shëndetësore dhe as ata të strukturave vendore”, shkruan Xhaçka duke përmendur punën e forcave të ushtrisë.

Ministrja kërkoi gjithashtu shmangien e këtyre deklaratave të papërshtatshme:

“E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>