Xhaçka takon ambasadorin e OSBE: Bashkëpunim për të ecur me integrimin europian të Shqipërisë

Nga Exit News
Xhaçka takon ambasadorin e OSBE: Bashkëpunim për të ecur me integrimin europian të Shqipërisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka takoi të enjten ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.

Pas takimit ajo u shpreh në rrjetet sociale se është e përkushtuar për të rritu bashkëpunimin me OSBE.

Në një shënim në Twitter ajo tha se bashkë me OSBE do të punojnë për të çuar para integrimin europian të Shqipërisë, konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Me ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Del Monaco ndamë pikëpamjet mbi Kryesinë e suksesshme të Shqipërisë në 2020 OSCE. Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në dhe të punojmë së bashku për të konsoliduar demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajonin tonë dhe për të çuar përpara integrimin e BE-së për Shqipërinë”.

Ministrja e re të Punëve të Jashtme Olta Xhaçka  është zotuar që të reformojë shërbimin diplomatik të Shqipërisë.

Në dhjetor Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian vlerësoi  se Shqipëria nuk ka përmbushur kushtet për nisjen e negociatave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>