Partia Socialiste po organizon sot Asamblenë Kombëtare, gjatë së cilës ministrat e Kabinetit Rama 2 do të prezantojnë objektivat për 100 ditët e para të qeverisjes.
Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj foli për prioritetet e punës së tij, ku më kryesoret ishin:
- Përgatitja e kuadrit ligjor për procesin e vettingut në radhët e policisë;
- Forcimi i policimit në komunitet;
- Lufta kundër krimit të organizuar sfida kyçe për gjithë mandatin, por në këto 100 ditët do të shohë një sërë hapash që do të hidhen;
- Operacion i mirëorganizuar i policisë së shtetit në ndërthurje me të gjithë agjencitë e shtetit;
- Përmirësim cilësor i policisë gjyqësore;
- Riorganizim tërësor të sistemit të hetimit në polici;
- Ngritja e strukturave të posaçme ndëristitucionale për goditjen e paligjmërisë;
- Menaxhimi i kufirit.
Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati listoi këto prioritete:
- Integrimi Europian: Në 2018 do të vijmë me një vendimmarrje të plotë sa i takon procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim;
- Prioritet rajoni, marrëdhënia me Kosovën, dhe plani ambicioz për ta kthyer kufirin tonë në një kufi europian dhe kthimin e Portit të Durrësit në portën hyrëse për Kosovën;
- Në 100 ditëshin e parë do të fokusohemi në krijimin e regjistrit të diasporës që do i hapë rrugë zbatimit të ligjit për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut;
- Diplomacia në shërbim të ekonomisë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh:
- Do thellojmë bashkëpunimin me NATO-n e SHBA e aleatët tanë europian;
- FA do të vijojë rritjen e kontributit të Shqipërisë në NATO dhe angazhimin në misione paqëruajtëse të drejtuara nga aleanca;
- Në 100 ditët e para të punojmë seriozisht për të paraqitur një buxhet sa më serioz.