Xhaka bën histori si Lala dhe Cana, emërohet kapiten i një klubi të madh

Nga Erblin Vukaj
Xhaka bën histori si Lala dhe Cana, emërohet kapiten i një klubi të madh

Dikur ishte Altin Lala te Hannover, apo Lorik Cana te Olympique de Marseille, të cilët bënin histori duke qenë kapitenë të këtyre dy skuadrave të njohura në Gjermani e Francë. Ditët e sotme është Granit Xhaka që arrin të njëjtën gjë te Arsenali, në Angli.

Mesfushori me origjinë shqiptare është emëruar prej trajnerit Unai Emery kapiten i skuadrës londineze. Për këtë trajneri spanjoll është shprehur shprehur:

“Së pari, (Xhaka) është i pjekur, ka përvojë, po kalojmë një kohë nën presion, kritika, si unë trajneri, po ashtu lojtarët, klubi… I besoj shumë (Xhakës), është njeri i mirë, profesionist i mirë dhe lojtar i mirë. Ai gëzon respekt brenda grupit, gjë që është shumë me rëndësi. Por duhet që këtë gjë ta përçojmë më tej, përpara, duke luajtur, duke u përmirësuar, me sjelljen, me angazhimin. Çdo ndeshje për të, për mua, për ne, është me rëndësi që t’i tregojmë këto aftësi.”

Deri më tani mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka qenë 6 herë kapiten i Arsenalit në këtë sezon, por tashmë Emery e ka vendosur. Xhaka do të jetë kapiteni, zëvendësues do të jenë Aubameyang, Bellerin, Lacazette dhe Ozil.

Në Angli ka patur kritika për këtë vendim. Tabloidi Metro fliste për tre arsye se përse Xhaka nuk duhej të ishte kapiten: nuk përkrahet shumë nga tifozët, bën gabime në mefsushë, mesazh i gabuar prej trajnerit.

Në anketën e Metros, tifozët e kishin votuar Xhakën me vetëm 8 për qind, ndërsa Aubameyang ishte më i votuari.

Sidoqoftë, Xhaka ka besimin e trajnerit. Ai u emërua kapiten pas largimit të Laurent Koscielny.

Mesfushori 27-vjeçar luan prej 4 vitesh në Londër. Me shiritin e kapitenit ai është lojtari i radhës me origjinë shqiptare që drejton një klub të madh evropian, pas dy ish-kapitenëve të kombëtares Lala e Cana.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>