Xhon Bollton: Thaçi dhe Vučič kanë diskutuar shkëmbim territoresh që më 2018

Nga Exit News
Xhon Bollton: Thaçi dhe Vučič kanë diskutuar shkëmbim territoresh që më 2018

Xhon Bollton ka deklaruar se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë diskutuar mes drejtuesve të dy vendeve që në vitin 2018, pa asnjë ndërhyrje nga jashtë.

një intervistë të para dy ditëve, Bollton nuk ka përmendur direkt me emër Presidentin Hashim Thaçi dhe atë Aleksandër Vučič, por është e qartë se u referohet atyre kur flet për udhëheqësit e të dy vendeve.

Ai nuk ka dhënë detaje për marrëveshjen që diskutohej mes tyre, por ka thënë qartë se:

“[N]jë nga gjërat që ata po diskutonin ishte mundësia e shkëmbimit të territorit.”

Bollton, ish-Këshilltari i Sigurisë Komëbtare i Presidentit Tramp, ka biseduar për librin e tij të kujtimeve me Jan Ulliams, Presidentin e Shoqatës së Korrespondetëve të Mediave Huaj në SHBA dhe ndër të tjera ka dhënë mendimet e tij për diskutimet mes Kosovës dhe Sërbisë.

Bollton ka pranuar se një marrëveshje mes dy vendeve me shkëmbim territoresh është e debatueshme, por ka pranuar se ai ka qenë i mendimit se vlente që ajo të provohej.

Rrëfimi i tij hedh poshtë përshtypjen e përhapur se ka qenë ai një nga propozuesit e kësaj ideje—ai pranon se ka menduar që kjo ide ja vlente të provohej, por bën të qartë se ajo ka qenë diskutuar përpara se ai të bëhej këshilltar i Presidentit Tramp (Bollton shërbeu nga prill 2018 deri në shtator 2019).

Bollton ka pohuar se mundësia e shkëmbimit të territorit është pritur që në fillim me shqetësim nga Gjermania dhe disa vende të tjera të BE-së dhe Ballkanit:

“Tani, në disa pjesë të Ballkanit, në Gjermani dhe disa vende të Evropës perëndimore kjo gjë u prit me shqetësim të madh sepse ata kishin frikë se një shkëmbim toke atje mund të sillte shkëmbim territori në vende të tjera.”

Por Bollton e ka quajtur të papranueshme këtë kundërshti të Gjermanisë dhe BE-së, duke mbajtur qendrimin se nëse Serbia dhe Kosovo arrijnë një marrëveshje që përfshin shkëmbim territoresh, askush nuk ka të drejtë t’u thotë se ne nuk e pranojmë këtë gjë:

“Ju doni të më thoni mua se nëse Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje, pjesë e së cilës është shkëmbimi i territoreve, pjesa tjetër e Evropës do të thotë ‘jo, jo, kjo është e papranueshme, ne do ta hedhim poshtë këtë dakordësi që ju keni arritur!’. Për mua kjo gjë [qëndrimi kundër i Evropës] ishte i papranueshëm.

Bollton ka shprehur pesimizëm për potencialin e samitit të dështuar në Shtëpinë e Bardhë, dhe në ëprjgighësi ëpr këto lloj taimesh mes Kosovës dhe Serbisë:

“Ky samit midis Serbisë dhe Kosovës nuk do të prodhonte një marrëveshje, dhe sikurse ju e vutë në dukje nuk është përgatitur gjatë kohës që unë kam qënë në Shtëpinë e Bardhë—unë po e ndjek nga jashtë.

Por më ajo që më bëri përshtypje është se potenciali i këtyre lloj takimeve do të ishte thjesht një fotografi dhe asgjë më shumë, por megjithatë as kaq nuk u arrit.”

Mëgjithatë, Bollton është shprehur i bindur se për SHBA-të ka shumë interes që të gjendet një marrëvehsje mes palëve si një mënyrë e rëndësishme ëpr t ëmbajtur larg ndikimin rus në Ballkan.

Bollton ka pohuar:

“Unë mendoja se në Ballkan, […[ me disa nga konfliktet dhe mosmarrëveshje ende të pazgjidhura, ka një tokë pjellore për ata që duan të krijonin probleme.

…[Ç]ështja më e madhe strategjike është të qënit vigjilent ndaj ndërhyrjes ruse në hapësirën e ish-paktit të Varshavës, dhe ish-Jugosllavisë për mua mbetet shumë i rëndësishëm për SHBA-të, sikurse edhe për vetë evropianët për t’i kushtuar vemendje.”

Më poshtë është një pjesë nga komentet e Xhon Bollton për Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>