Ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani akuzoi Kryemisnitrin Rama se pop astron paratë e krimit me projektin “1 miliardë euro”. Në një status në profiling e tij në FAcebook, Zoti Manjani shkruan:
Projekti 1 miliardë euro i shpallur nga Kryeministri është PASTRIM PARASH! Kultivimi dhe tregëtia e hashashit i paska mbledhur 1 miliardë euro, por u duhet një vend për ti fshehur. Mënyra më e mirë është investimi. Investimi në projekte qeveritare është më i sigurti.
Jo pa qëllim u shpall tani kjo nismë. Tani që i mbaroi misioni FMN qeveria i ka duart e lira të marrë borxhe jashtë sistemit të borxhit publik.
Zoti Manjani shkruan se koncesionet, që po planifikon Qeveria Rama të japë në kuadër të këtij projekti, janë në “fakt borxhe të pastra për shtetin dhe shoqërinë, por qeveria nuk i rregjistron si boxh menjëherë.”
Tani duhet një projekt i tillë edhe për “tu gjetur punë” bankave që prej vitesh tashmë rropaten për të mbyllë bilancet e tyre vjetore pozitivisht.
Sigurisht tani në prag të zgjedhjeve duhet ky projekt, i cili përdoret për qëllime populiste për të fituar zgjedhjet.
Çështja është se me këtë mënyrë edhe të tjerë përpara i kanë fituar zgjedhjet. Me skemat piramidale u fituan zgjedhjet e 1996, por vetëm një vit më pas ndodhi hataja”, vazhdon më tej Zoti Manjani.
Projekti “1 miliardë euro” u prezantua pak ditë më parë nga Kryeministri Rama. Ai deklaroi se gjatë mandatit të dytë me anë të PPP-ve do të ndërtohen shkolla e rrugë, mes të cilave dhe Rruga e Arbrit.