Ylli Manjani: U shkarkova pse fola pa lejen e Fugës, qeveria është e kapur

Ylli Manjani: U shkarkova pse fola pa lejen e Fugës, qeveria është e kapur

Ylli Manjani, ish-ministri i saposhkarkuar i Drejtësisë, deklaroi sot se është shkarkuar nga detyra me urdhër të Kryeministrit Rama pasi ka folur pa “marrë leje nga Endri Fuga”, drejtori i Komunikimit në Kryeministri.

Zoti Manjani sqaroi në një konferencë për shtyp arsyet e shkarkimi të tij. Ndër të tjera Zoti Manjani u shpreh:

  • U njoftova nga mediat për shkarkimin tim. Kështu u katandis kjo qeveri, duhet të komunikojmë përmes medias sepse mesazhet nuk funksionojnë.
  • Shkarkimi im është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia në raport me kanabisin.
  • Debati më i madh ka qenë se përse fola për përhapjen e kanabisit në vend. Pas kësaj, u shtua presioni ndaj Ilir Metës për të më shkarkuar.
  • Në qeveri, po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh.
  • Në një sistem demokratik kërkohet t’i mbyllet goja ministrit.
  • Ministri nuk është zëdhënës shtypi i propagandës qeveritare dhe të dalë e të thotë që çdo gjë është në rregull kur nuk është.
  • E vërteta është se kjo është një qeveri e kapur dhe jashtë çdo standardi kushtetues e ligjor.
  • Partnerët ndërkombëtarë i kanë kërkuar kryeministrit Rama të shkarkojë Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
  • Ndërkohë që hidhnin akuza ndaj meje për lidhje me Klement Balilin, ministrat e Ramës flinin me dashnoret tek Santa Quaranta (hoteli në pronësi të Klement Balilit).
  • Kur unë kam thënë “të arrestohet Klement Balili”, drejtorët e policisë së Ramës hanin e pinin tek Santa Quaranta.
  • Me të drejtën e fjalës dhe lirinë e mendimit, Kryeministri Rama ka shumë probleme. Ndërhyn kudo. Ministrat e tij kanë frikë të flasin.
  • Me Kryeministrin Rama nuk kemi debatuar për çështje personale, por parimore e ligjore.
  • Kam bërtitur për koncesionet, për t’i thenë qeverisë që nuk jemi gati të koncensionojmë gjithcka kur nuk jemi gati të përballojmë faturën financiare.
  • Nuk jemi votuar për të dhënë shërbime me koncension, por të administruar më mirë.
  • Qeveria, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, ka dhënë 2 milionë euro për një studio avokatore që do të merreshin  me Becchetin dhe e humbën
  • I mbetem mirënjohës përjetë Ilir Metës dhe Lëvizjes Socialiste për Intergrim për mundësinë që më dha.
  • Ndihem i nderuar që jam shkarkuar nga kjo qeveri!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>