Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca po zhvillojnë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.
Takimi vjen pas votimit në parlament të ndryshimeve kushtetuese dhe reagimit të opozitës së bashkuar se kjo vret marrëveshjen e 5 qershorit.
Ambasadorët Kim dhe Soreca ishin ndërmjetësues të bisedimeve në që çuan në miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Këshillin Politik, për të përmbushur një nga kushtet e vendosura nga BE-ja për Shqipërinë përpara hapjes së negociatave.