Yuri Kim: Do të punojmë me të gjitha palët për të drejtat e njeriut dhe luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri

Nga Exit News
Yuri Kim: Do të punojmë me të gjitha palët për të drejtat e njeriut dhe luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri

Pas komenteve të ambasadës amerikane për raportin e DASH mbi të drejtat e njeriut, ka reaguar në rrjetin Twitter edhe ambasadorja, Yuri Kim.

Kim ka mbështetur gjetjet e raportit dhe ka theksuar se të drejtat e njeriut dhe lufta ndaj korrupsionit konsiderohen nga administrata Biden si çështje të sigurisë kombëtare e globale.

Si rrjedhim, ajo i ka konsideruar si çështje prioritare.

SHBA do të punojë më shumë se kurrë me qeverinë shqiptare, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij përparësie,” shkruan Kim.

Exit News ka bërë një përmbledhje të raportit për Shqipërinë gjatë 2020, që mund të lexohet këtu.

 

Lajme te ngjashme