Yuri Kim flet për ‘marrëveshje pas krahëve’ për reformën në drejtësi. Përgjigjen Rama dhe Basha

Yuri Kim flet për ‘marrëveshje pas krahëve’ për reformën në drejtësi. Përgjigjen Rama dhe Basha

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka folur për një marrëveshje ‘pas krahëve’ që po bëhet për të vrarë reformën në drejtësi. Në një shënim në Twitter, Kim thotë se “shpreson që kjo të jetë vetëm një thashethem.”

Këtë aludim të Ambasadores Kim, e shpërndau edhe Ambasada Amerikane, në shqip dhe anglisht. Por përgjigjet e kryeministrit Rama dhe Lulzim Basha  duket se i drejtoheshin Ambasadores, pasi nuk ishin përkthyer në shqip për qytetarët shqiptarë.

Kryeministri Rama u përgjigj me një fjalë ‘dakort’, të shoqëruar me një shprehje të Shakespeare që thotë se “djalli” është mes nesh.

Lulzim Basha u përgjigj duke quajtur çdo ndryshim kushtetues të votuar nga parlamenti që kemi sot si të paligjshëm, duke nënkuptuar se ‘marrëveshja për të vrarë reformën’ në fakt po bëhet në parlament. “Këto ndryshime i shërbejnë vetëm atyre që e përdorin pushtetin për të minuar reformën dhe kontrolluar sistemin e drejtësisë.” – shkruan ai.

Kundër ndryshimeve të reformës në drejtësi doli edhe Ambasadori Luigi Soreca. “Reforma vijon implementimin dhe ky nuk është momenti të hapet diskutimi për thelbin e saj” – shkruan Soreca në Twitter.

Në fund, këto reagime vetëm sa e shtuan misterin e “marrëveshjes pas krahëve” që ka shqetësuar Ambasadoren Amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>