Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim ka treguar se misioni i saj si ambasadore në Tiranë, është një zgjatim i politikave të Predientit Trump, dhe kështu do të kishte qënë me çdo ambasador tjetër në vend të saj.
E pyetur nga gazetari Sokol Balla në Real Story, nëse ajo trashëgoi misionin politik të ambasadores Kavalec, e cila u emërua fillimisht ambasadore në Shqipëri, por nuk erdhi:
“Për ne, nuk varet nga ambasadori, varet nga Presidenti. Unë jam përfaqësuesja e tij ashtu si Cathy Kavalec apo çdokush tjetër i emëruar për postin. Pra, nuk ka ndryshim në politikë.” – tha Kim.