Yzeiraj: Asnjë tregues ekonomik gjatë regjimit komunist nuk tregon që Shqipëria të jetë zhvilluar

Nga Exit News
Yzeiraj: Asnjë tregues ekonomik gjatë regjimit komunist nuk tregon që Shqipëria të jetë zhvilluar

Nuk ka asnjë tregues ekonomik që mund të përdoret si alibi ndaj krimeve të regjimit komunist.

Ekonomisti Endrit Yzeiraj shpjegoi në emisionin “Me Pak Fjalë” se perceptimi që gjatë regjimit komunist ka patur zhvillim ekonomik nuk qëndron.

Përmes të dhënave të ilustruara në një grafik, Yzeiraj tregoi se të ardhurat për frymë në Shqipëri gjatë 45 viteve të regjimit komunist u rritën fillimisht lehtë për të rënë thellë në krizën e fundit të viteve ‘80.

pasted image

Pas kësaj, gjatë 30 viteve të fundit, rritja e të ardhurave për frymë ka qenë e vazhdueshme me ritme disa herë më të larta.

Sipas Yzeirajt, të ardhurat për frymë të shqiptarëve krahasuar me vendet perëndimore europiane ranë gjatë periudhës së komunizmit.

Raporti

Konkretisht, gjatë viteve ‘20 dhe ’30 të ardhurat për frymë të shqiptarëve ishin sa 25% e mesatares së Evropës Perëndimore. Në vitin 1950 ato ishin sa 21% dhe më pas gjatë gjithë 45 viteve të regjimit ranë deri sa prekën minimumin 10% në vitin 1990.

Gjatë 30 viteve të fundit Shqipëria ka mbyllur hendekun e krijuar gjatë komunizmit duke qenë aktualisht në nivelin 25% të të ardhurave për frymë të mesatares së vendeve të BE-së.

Yzeriaj vuri në dukje se vende të tjera që kaluan regjimin komunist si ish-Jugosllavia dhe Polonia nuk pësuan rënien e vazhdueshme të ekonomisë që pati Shqipëria ndërsa Greqi që pati sistemin kapitalist pati rritje shumë më të madhe se këto vende.

Raporti

Një fakt interesant është që në vitin 1950, pra në nisje të regjimit, Shqipëria, Koreja e Jugut dhe Nigeria kishin të njejtin nivel të ardhurash për frymë.

Deri në vitin 1990 Koreja dhe Nigeria u rritën disa herë më shumë se Shqipëria dhe vetëm gjatë 30 viteve të fundit, Shqipëria ka arritur të kalojë nivelin e të ardhurave të Nigerisë ndërsa Koreja e Jugut është një nga vendet më të zhvilluara në botë pasi prej vitit 1950 adaptoi një sistem demokratik kapitalist.

unnamed

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>