Zaev: Negociatat me BE-në nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë

Nga Exit News
Zaev: Negociatat me BE-në nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë

Kryeministri i Maqedonisë së Veritu Zaev fajësoi sërish BE-në për bllokimin e negociatave.

Ai u shpreh se “negociatat me BE -në nuk mund të kthehen në negociata me Bullgarinë”, në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në Forumin Ekonomik të Shkupit.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve të BE-së të hartojnë një platformë për shmangien e këtyre probleme në të ardhmen dhe të mos e lejnë Ballkanin të bjerë pre e ndikimeve të vendeve të treta.

“Evropa ka një problem e ky problem është BE. 27 vende anëare nuk arrijnë dot te bindin një anëtar”.

Zaev u shpreh se pavarësisht vendimit të së martës, ai nuk do të heqë dorë nga bisedimet me Bullgarinë.

Kryeministri maqedonas u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuar të vazhdojnë krijimin e mini-shengenit ballkanik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>