Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev tha të shtunën se do të marrë vaksinën ruse Sputnik V.
Në kuadër të fushatës së vaksinimit është porositur një pjesë e dozave nga vaksina ruse “Sputnik”, tha Zaev.
Komisioni për Shëndetësi ka vlerësuar se numri i vaksinave të porositura është mjaftueshëm që të bëhet imunizimi kolektiv, njoftoi në një deklaratë kryeministri Zoran Zaev.
“Nëse vazhdojmë të porosisim vaksina ‘Sputnik’, ajo që pason është me siguri ‘Astra Zeneca”, tha ai. Zaev tha se Maqedonia do të marrë edhe doza nga Pfizer dhe Sinopharm.
“Nëse dështon një pjesë e porosive dhe anulohet një pjesë e porosive me siguri ajo që pason si porosi është vaksina ‘Sputnik”, tha ai.
Ai e cilësoi vaksinimin si të drejtë sovrane të çdo vendi dhe shtoi se “nuk ka pengesa gjeostrategjike ose gjeopolitike për shkak se bëhet fjalë për shëndetësi”.