Ilir Xhepaj (Likaj), Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe Klaudio Perkola janë tre bashkëpunëtorët e Eduart Lamaj, i akuzuar për për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Markut në Laç, 3 javë më parë.
Ilir Xhepaj është aktualisht në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve.
Eduart Lami u arrestua mbrëmjen e 22 qershorit pasi shkoi për të kururar një palgë të dyshimtë në një klinikë private në Qytetin Studenti. Plaga që ai kishte ishte e rreth 2-3 javë më parë, kohë që përkon me vrasjen e dyfishtë në Laç.
Gjatë arrestimit, ai raportoi emër fallco, por policia gjeti identitetin e tij përmes shenjave të gishtërinjve.
Në mbrëmjen e 30 majit, Eduart Lamaj qëlloi me armë drejt dy personave, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ku të dy humbën jetën.