Zbardhet axhenda e Ramës në Kosovë

Nga Exit News
Zbardhet axhenda e Ramës në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ka nisur të hënën një vizitë dy-ditore në Kosovë.

Ai do të takohet me presidentin Thaçi, kryeministrin Hoti, por dhe me kreu e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Axhenda e kryeministrit Rama në Kosovës është:

Në 29 qershor:

  • Në orën 13:15, takim me Kryetarin e Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj;
  • Në orën 15:00, takim me Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit;
  • Në orën  16:00, takim me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti;
  • Në orën 18:00, takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli;
  • Në orën 18:50, takim me presidentin Hashim Thaçi.

Në 30 qershor:

  • Takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.
  • Konferencë për shtyp.

Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për vendin, pasi presidenti Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë akuzuar për vrasje dhe krime të tjera kundër njerëzimit, gjatë Luftës së Kosovës.

Thaçi po ashtu ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim të hënën në orën 20:00 drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>