Zbulimi i ri arkeologjik në Tepelenë, gjendet një varr i periudhës helenistike

Nga Exit News
Zbulimi i ri arkeologjik në Tepelenë, gjendet një varr i periudhës helenistike

Një fermerë në fshatin Turan të Tepelenës gjatë punimit të tokës bujqësore ka zbuluar një varr dhe brenda tij monedha, enë metali dhe enë në qeramikë, të lashtësisë.

“Gjetjet arkeologjike lidhen me inventarin e një varri të periudhes Helenistike dhe përbëhen nga monedha, kandil qeramike si dhe enë ceremoniale prej qeramike”, njofton Ministrja e Kulturës Elva Maragariti.

Sipas ministres, ekspertët e trashëgimisë do të bëjnë vlerësimin e objekteve.

Gjithashtu edhe profesori Ethem Ruka e përshendeti gjetjen dhe tha se gjetja arkeologjike i përkiste periudhës së “shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se Jezu Krishtit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>