Arrestimet në AKBN, e përfshirë edhe SHBA

Nga Exit News
Arrestimet në AKBN, e përfshirë edhe SHBA

Prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër arrestet të hënën për 8 punonjës të Agjensisë Kombëtare e Burimeve Natyrore, me akuzën e mashtrimit dhe kontrabandës.

5 prej tyre Simon Marku, Arben Doda, Naim Kasa, Denis Durrsi dhe Qani Hoxhaj uarrestuan, një u la në arrest shtëpie dhe 2 të tjerë, Klodjan Gradeci dhe Isuf Berberi u shpallën në kërkim.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka sqaruar se si ka nisur hetimi:

Hetimet për çështjen kanë nisur mbi bazën e kallëzimit penal të drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë “Albpetrol Sh.A’.

Nga hetimet ka rezultuar se shoqëria “Phoenix petroleum” ( me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin) e cila me marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Ndërkohë me qëllim plotësimin e detyrimeve, pra investimeve të detyrueshme për këto puse nafte dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar kompania amerikane “Black Swan Energy Service”.

Falsifiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.3 milion dollarë.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (Denis Durrsi, Qzni Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe i shpalluri në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të paligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm prej 568000 dollarë.

Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet e paligjshme të punonjësve të saj është më shumë se 1.4 milion dollarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>