Zbulohen emrat e komisionerëve të akuzuar për manipulimin e votave në Durrës

Nga Exit News
Zbulohen emrat e komisionerëve të akuzuar për manipulimin e votave në Durrës

Gjykata e Posaçme kundër Krimit ka lëshuar 22 urdhër-arreste për komisionerë në zgjedhjet e përgjithshme Durrës në vitin 2017, pjesë e dosjes 339, të cilët akuzohen se kanë lejuar votimin nga të njëjtët persona, më shumë se një herë, në emër të personave të tjerë.

Komisionerët i përkasin 3 qendrave të votimit:

Për Qendrën e Votimit nr.1508/0, adresa e QV “Shetel”, të akuzuarit janë Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa. Ata akuzohen se kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të 22 votuesve të tjerë.

Për Qendrën e Votimit nr.1335, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, të akuzuarit janë Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi. Ata akuzohen se kanë lejuar votimin në emër të personave të tjerë për 7 raste.

Për Qendrën e Votimit nr. nr.1336, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, të akuzuarit janë Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala. Ata akuzohen se kanë lejuar votimin në emër të personave të tjerë për 23 raste.

Policia ka arrestuar dhe Armelin Zelën, i cili ka votuar në emër të personave të tjerë. Ai akuzohet për veprën penale ‘votim më shumë se një herë ose pa u identifikuar’.

Urdhërat e arrestit lëshuar nga gjykata jën 11 për ‘arrest me burg’, 8 për ‘arrest shtëpie’ dhe 3 për ‘detyrim paraqitje’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>