Zbulohen rastet e para të variantit ‘brazilian’ të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar

Nga Exit News
Zbulohen rastet e para të variantit ‘brazilian’ të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar

Mbretëria e Bashkuar ka shënuar rastin e parë të infektuar me variantin e koronavirusit që është zbuluar në Brazil, ka njoftuar autoriteti i Shëndetit Publik në Angli

Varianti është etiketuar si një “variant shqetësues” pasi ekziston frika se vaksinat ekzistuese mund të jenë më pak efektive kundër tij.

Tre raste janë zbuluar në Angli dhe tre në Skoci, raporton The Guardian.

Varianti i Brazilit është i ngjashëm me variantin e zbuluar në Afrikën e Jugut.

Ata mendohet të jenë më infektues megjithatë studimet nuk janë ende përfundimtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>