Zbulohet si drejtori i OFL-së nxirrte të dhënat e hetimeve

Nga Exit News
Zbulohet si drejtori i OFL-së nxirrte të dhënat e hetimeve

Artan Shkëmbi, ish-drejtori i saposhkarkuar i OFL-së, përdorte një program të koduar mesazhesh për të nxjerrë të dhënat e hetimit për një bandë shqiptarësh që trafikonte drogë  në Gjermani.

Sipas ekspertëve gjermane të hetimit, Shkëmbi përdorte aplikacionin ‘EncroChat’, i njohur si program që përdoret për të komunikuar mes anëtarëve të bandave.

Të njejtin program përdorte dhe banda e Eldi Dizdarit, anëtarët e së cilës u kapën pak ditë më parë në një operacion ku u përfshinë institucionet e shumë shteteve, mes të cilave dhe Shqipëria.

Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra në 28 shtator. Ai akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit do të vendosë të enjten për masën e sigurisë ndaj Shkëmbit.

Artan Shkëmbi kishte kaluar me sukses vetingun në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>