Zëdhenësi i BE për çështjet e jashtme: Kosova duhet të vijë me propozime konkrete për çështjen e Asociacionit

Nga Exit News
Zëdhenësi i BE për çështjet e jashtme: Kosova duhet të vijë me propozime konkrete për çështjen e Asociacionit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të jashtme, Peter Stano deklaroi se Kosova duhet të vijë me propozime konkrete në lidhje me çështjen e Asociacionit për pakicat serbe.

Ai pohoi se ekziston një marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e vitit 2013.

“Mund të them se Kosova ka hyrë në marrëveshje në vitin 2013 për të krijuar Asociacionin. Marrëveshja është bërë në mirëbesim të palëve dhe asnjëherë nuk është anuluar. Kjo marrëveshje është ratifikuar me 2/3 e votave në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar për të implementuar marrëveshjen. Mbetet që Kosova ta propozojë një mënyrë se si të zbatohet kjo marrëveshje”

Stano shtoi se kjo temë do të diskutohet në ditët në vijim.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen të enjten në Bruksel, për të vijuar bisedimet në nivel teknik.

Takimi do të ndërmjetësohet se i dërguari i Posaçësm i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak.

Temat që priten të diskutohen sot janë pretendimet financiare dhe komuniteti minoritar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>