
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi deklaroi se Komisioni i Venecias nuk ka pranuar të ndryshojë opinionin përfundimtar të saj. Në një postim në Facebook, ai shkruan:
“Burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit”
Ai shtoi gjithashtu se parlamentin holandez i ka kërkuar qeverisë shqiptare të zbatojë “rekomandimet e opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje”, përveç 9 kushteve të Bundestagut”. Sipas Blushit, ky është shkaku pse është shtyrë publikimi i opinionit përfundimtar.
Exit raportoi më parë se shkaku i vërtetë për shtyrjen ka të bëjë me presionin e qeverisë shqiptare, e cila që pas publikimit të draft opinionit ka ndëmarrë një fushatë për të zbutur tonet kritike të opinionit në lidhje me procesin e vetingut.