
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës se Meta po përpiqet të bllokojë zgjedhjet e 25 prillit.
Në një postim në Facebook, Blushi i bën thirrje qeverisë të reflektojë mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor e të mos i miratojë ato të enjten.
“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës!
Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”