Zëdhënësja e KE: Ndryshimet kushtetuese të ridiskutohen në Këshillin Politik

Nga Exit News
Zëdhënësja e KE: Ndryshimet kushtetuese të ridiskutohen në Këshillin Politik

Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero shprehu keqardhjen që nuk pati konsensus mes shumicës dhe opozitës për ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Kuvend për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

një postim në Twitter, Pisonero sygjeroi se çështja e listave dhe koalicioneve duhet të ridiskutohet në Këshillin Politik dhe të ketë dakordësi si për marrëveshjen e 5 qershorit, para se të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor:

“Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosi të hapë negociatat e pranimit në mars.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura + rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese + gjithëpërfshirëse përpara se të votohen.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>