Zef Mazi, kryenegociatori Shqipëri-BE

Zef Mazi, kryenegociatori Shqipëri-BE

Kryeministri Edi Rama ka caktuar diplomatin Zef Mazi si drejtuesin e bisedimeve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Lajmin e dha vetë Kryeministri Rama gjatë konfernecës së  përbashkët me ambasadorin e BE-së në Tiranë, për ditën e Evropës.

“Kemi ngritur edhe grupin negociator, është momenti për ta thënë emrin e kryenegociatorit edhe pse na ka kritikuar neve, kjo është një arsye më shuë për ta përfshirë në këtë process, është i njohur dhe i respektuar nga të gjithë, ambasadori Zef Mazi. Ai bashkë me një grup të mirëpërzgjedhur do të jenë regjia e betejës për negociatat, një betejë që zhvillohet në fushën e dijes, vullnetit të mirë për ta cuar procesin para në shumë drejtime”,- tha kryeministri Rama.

Zef Mazi është ish-diplomat shqiptar i cili, që nga viti 2011, shërben si Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Zef Mazi ka qenë Ambasador i Shqipërisë në Mbreterinë e Bashkuar, në Republikën e Irlandës. Ai ka qenë Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjensinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO) dhe në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Berthamore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>