
Zelanda e Re raportoi 13 raste të reja të të infektuarve me koronavurus ditën e djelë, pasi shpërthimi i parë i virusit pas tre muajsh pa infeksione të reja lokale në vend vijoi të rritet.
Të gjithë përveç njërit nga rastet e rja ishin transmetime komunitare dhe lidhen me grupin e të infektuarve në Auckland, ku filloi ky shpërthim i virusit, sipas drejtoreshës së përgjithshme të shëndetësisë në Zelandën e Re.
Kjo e çon numrin total të të infektuarve të rinj në Zelandën e Re në 69.
Nga fillimi i vitit vendi kishte regjistruar vetëm 1,271 raste me Covid-19.
Zelanda e Re po përballet me shpërthimin e dytë të infeksioneve dhe karantina në Auckland u zgjat pak ditë më parë.
Kryeministrja Jacinda Arden, brenda ditës së hënë do të vendosë nëse zgjedhjet e përgjithshme do të vijojnë në datën 19 shtator kur parashikohet të zhvillohen.