Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj deklaroi se vaksinat kundër Covid-19 do të vijnë brenda këtij muaji.
Zemaj tha se do të nisë një fushatë ndërgjegjësimi në Kosovë mbi vaskinat. Ai shtoi se shpreson që kompanitë me të cilat ka marrëveshje vendi do të mbajnë premtimin për vaksinat.
“Tash jemi në pritje të ardhjes së vaksinave. Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.