Zemërim mes Ballkanit për dhënien e çmimit Nobel shkrimtarit mohues të gjenocidit

Nga Alice Elizabeth Taylor
Zemërim mes Ballkanit për dhënien e çmimit Nobel shkrimtarit mohues të gjenocidit

Pas shpalljes së shkrimtarit Peter Handke si fitues i çmimit nobel për Letërsinë, qytetarët shqiptarë, boshnjakë dhe kosovarë reaguan me zemërim.

Çmimi prestigjoz iu dha Handkes, i cili është i njohur për admirimin e tij ndaj Slobodan Millosheviçit, si dhe një mohues i madh i genocidit. Gjatë viteve 1990, ai doli në skenë si një mbrojtës i zëshëm i Serbisë gjatë rënies së ish-Jugosllavisë, duke i krahasur ata me hebrenjtë dhe me nazistët.

 

Besiana Kadare, Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe vajza e shkrimtarit Ismail Kadare e quajti këtë vendim “të turpshëm”, duke thënë se ky vendim do ta përndjekë përherë Fondacionin Nobel.

PEN International e quajti vendimin “shumë të padëshirueshëm” për faktin se ai “në mënyrë të vazhdueshëm ka vënë në dyshim legjitimitetin e krimeve të luftës, krime të dokumentuara”.

Dhënia e këtij çmimi u dënuan edhe nga Kryeministri Edi Rama, kryetari i opozitës Lulzim Basha, partitë politike kosovare Vetëvendosje dhe LDK të cilat po presin të formojnë qeverinë e re, dhe shumë qytetarë , aktivistë, organizata ët shoqërisë civile, insituticone arsimore, dhe akademikë shqiptarë dhe Kosovarë.

Pasi mësoi për çmimin, Handke tha se ai “ishte i mahnitur” dhe ai e quajti vendimin “shumë guximtar nga akademia suedeze”, pavarësisht se më parë ka bërë thirrje për heqjen e çmimit. Në Austri, fitorja e tij u vlerësua gjërësisht, ndërsa kryebashkiaku i Beogradit, Zoran Radojicic e quajti atë “një shkrimtar të madh, humanist, dhe një njeri që do Serbinë”.

Pas thirrjeve të shumta për të tërhequr çmimin e dhënë, Akademia suedeze e cila jep cmimin tha se Hadke është njohur për “punën e tij ndikuese” e cila ndërthur “pafajsinë lingustike” me periferinë dhe specifikën e eksperiencës njerëzore”.

Handke u bë i njohur gjatë viteve 1960 përpara se të lidhej ngushtë me “Kasapin e Ballkanit”, Slobodan Millosheviçin, i cili është përgjegjës për vrasjen e 200 mijë njerëzve.

Ai mbahet mend për mohimin e masakrës së Srebrenicës për faj të serbëve dhe njëherë ai e krahasoi fatin e Serbisë me atë të hebrenjve gjatë Holokaustit, më vonë ai kërkoi falje dhe e quajti atë një “gabim në të shprehur”.

Më vonë Handke akuzoi boshnjakët për skenim të masakrës në Sarajevë dhe ngriti dyshime mbi genocidin në Srebrenicë. Kur kritikët treguan qindra trupa të vdekur si provë e krimeve serbe, ai iu përgjigj “ju mund t’i ngjisni kufomat …”

Genocidi i Srebrenicës ndodhi gjatë korrikut 1995 dhe më shumë se 8000 boshnjakë burra dhe djem u vranë nga njësitë e ushtrisë serbe e boshnajke të Republikës Serbe, nën urdhërat e kriminelit të luftës Rako Mladic.

Gjithashtu, 30 mijë gra boshnjake përfshirë fëmijë dhe të moshuar u përdhunua, u dhunuan, u vranë, u abuzuan, dhe u transferuan forcërisht.

Handke ka qënë njeri i afërt me Miloshevicin dhe ai shkroi eulogjinë në funeralin e tij, ndërkohë që ai u gjykua nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë për genocid dhe për krime të tjera të kryera gjatë viteve 1990.

Për fitimin e çmimit Nobel, Handke do të marrë 850 mijë euro shpërblim, një medalje dhe një diplomë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>