Zerohen tarifat roaming mes vendeve të Ballkanit, prej 1 korrikut

Nga Exit News
Zerohen tarifat roaming mes vendeve të Ballkanit, prej 1 korrikut

Prej 1 korrikut 2021 nuk do të ketë më tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor për përdoruesit e telefonit celular.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, gjashtë vendet e BP – Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosnja – kishin nënshkruar një marrëveshje për këtë vitin e shkuar, të ndërmjetësuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Bashkimi Evropian, zbatimi i së cilës nis në korrik.

Në fazën e parë të marrëveshjes u miratuan tarifat e reduktuara, por që nga 1 korriku, të gjitha tarifat e roaming do të zerohen.

“Nga 1 korrik 2021 Tarifat e Roaming janë Zero në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfshihet tek #familja falas!, shkroi Ambasadori i BE-së, Soreca në Twitter.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>