Zëvendës kryetari i PPE thirrje Ramës e parlamentit të presin opinionin e Venecias

Nga Exit News
Zëvendës kryetari i PPE thirrje Ramës e parlamentit të presin opinionin e Venecias

Zëvendës kryetari i Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev i bëri thirrje parlamentit dhe kryeministrit Edi Rama të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në Twitter, Kovatchev shkruan:

“Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast, në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë.”

Më herët, raporteri për Shqipërinë në PPE, David Lega i bëri thirrje parlamentit e Ramës të presin opinionin e Venecias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>