Zëvendës ministrja e brendshme: Kultivimi i lëndëve nartkotike në rënie

Nga Exit News
Zëvendës ministrja e brendshme: Kultivimi i lëndëve nartkotike në rënie

Kultivimi i lëndëve narkotike në Shqipëri është duke u ulur, sipas zëvendësmistres së Brendëshme, Teuta Voda

Në një intervistë për News 24, Voda u shpreh  qeveria ka nisur kontrollet monitoruese, përfshi monitorimet me helikopter dhe me dron të cilat shtrihen edhe në zonat malore.

Voda pohon se janë zbuluar raste sporadike për tentativë kultivimi, si një rast kultivimi brenda shtëpisë në Fier.

Përsa i përket lirimit të parakohshëm të policëve të cilët kanë mbushur moshën 45 vjeç, zëvendës minstrja sqaroi se lirimi i tyre do të bëhet me dëshirën e tyre dhe nuk do të vendosin eprorët për këtë.

“Mosha mesatare e policëve tanë është mbi 45,1 vjec, është më e larta në rajon dhe Europë. Kërkohet energji moshë më e re sidomos për pjesën operacionale. Kush del në pension paguhet me pagë, e cila në shifra mund të jetë e përafërt me pagën që marrin në detyrë edhe ndonjë shpërblim në rast se thirren në punë për disa orë. Pra, lirimi ose dalja e parakohshme nga detyra do jetë me dëshirën e tyre. Do ketë komision të posacëm që do të trajtojë kërkesat. Nuk vendosin eprorët për këtë”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>