Zëvendës ministrja e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak

Nga Exit News
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pohoi se jo të gjithë personat që e kanë kaluar Covid-19 mund të dhurojnë gjak.

Në një intervistër për Neës 24, Rakacolli tha se jo çdo person që e ka kaluar koronavirusin mund të përmbajë antitrupa, për këtë arsye nuk mund të dhurojë.

Megjithatë ai shtoi se ditën e djeshme, ka patur vetëm 5 dhurues duke i bërë thirrje qytetarëve të cilët janë shëruar nga Covid-19, të dhurojnë gjak.

Në lidhje me situatën e pandemisë në vend, Rakacolli pohoi se virusi që po qarkullon tani është I ri edhe ende nuk dihet si do të reagojë në muajt në vijim.

Ajo shtoi se nëse rregullat do të zbatoheshin nuk do të kishim këtë numër të infektuarish, duke theksuar se situata është nën kontroll.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>