Zëvendësambasadori amerikan Muniz: Korrupsioni shumë i përhapur, nuk ka investime

Zëvendësambasadori amerikan Muniz: Korrupsioni shumë i përhapur, nuk ka investime

Zëvendësambasadori amerikan David Muniz foli për korrupsionin dhe pengesën që ky i fundit është në lidhje me zhvillimin ekonomik e investimet e reja.

Deklaratat kryesore të Zotit Muniz, në intervistën për Gazetën Shqiptare, janë:

Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu.

Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike.

Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera.

Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri. Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja.

Do të përmend edhe tenderat publikë. Ne gjithmonë nxisim qeverinë të jetë transparente, e hapur dhe e efektshme në mënyrën se si i drejton tenderat publikë.

Lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme për të ndryshuar këtë imazh.

Të bësh sistemin e drejtësisë të funksionojë në një mënyrë më efikase, të efektshme dhe të drejtë do të jetë kritike për të parë zhvillim ekonomik në Shqipëri.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>