Zëvendësministrja pranon shkeljen e masave anti-Covid: Incident i izoluar

Nga Exit News
Zëvendësministrja pranon shkeljen e masave anti-Covid: Incident i izoluar

Zëvendësministrja Mira Rakacolli pranoi se ka shkelur masat kufizuese duke marrë pjesë në një takim elektoral të PS-së, në një sallë të mbyllur me më shumë se 10 persona.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, të hënën, Rakacolli tha se ky ishte ‘një incident i izoluar’.

Zëvendësministrja tha se aktiviteti ishte planifikuar me më pak se 10 persona, por fotoja është shkrepur gjatë fundit të takimit, kur në sallë kanë ardhur dhe grupe të tjera që kishin takime më pas.

Ajo sqaroi se ka reaguar menjëherë sapo ka parë se në sallë kishte mbi 10 persona.

Rakacolli nuk komentoi shkeljen e ligji për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë zgjedhore.

Në 20 janar, në media sociale u publikua një foto e Rakacollit teksa merrte pjesë në një takim elektoral të Partisë Socialiste, në shkelje të ligjit dhe protokolleve të pandemisë.

Nga fotoja dukej qartë se në sallë ishin të grumbulluar mbi 10 persona, shkelje e masave shtrenguese të propozuara nga komiteti që drejton vetë Rakacolli.

Të pranishmit nuk po respektonin as distancimin social, por as nuk ishin të pajisur me maska mbrojtëse. Bazuar në masat e propozuara nga Rakacolli, të gjithë të pranishmit në sallë duhet të gjobiteshin, përfshirë dhe Partinë Socialiste si organizuese e takimit.

Po ashtu, pjesëmarrja e Rakacollit në një takim për fushatë elektorale bie ndesh dhe me vendimin e KQZ-së për të mos përdorur administratën publike në fushatë zgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>