Zëvendësministrja Voda: Familjet e strehuara në hotele, në shtëpi me qira brenda janarit

Zëvendësministrja Voda: Familjet e strehuara në hotele, në shtëpi me qira brenda janarit

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda njoftoi se familjet e strehuara në hotele duhet të zhvendosen në shtëpi me qira deri në fund të janarit.

Në një intervistë për ABC News, Zonja Voda sqaroi se këto familje duhet të aplikojnë për fondin e qirasë në bashkitë ku jetojnë:

“Aktualisht kemi mbi 4 mijë qytetarë të akomoduar në hotele. Ata që dalin nga hotelet duhet të shkojnë në bashki të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Bonusi është 200 mijë (të vjetra), pjesën tjeter mund ta plotësojnë duke vendosur para vetë nga xhepi.”

Zonja Voda sqaroi se qeveria ka vendosur lehtësimin e kritereve për përfitimin e bonuseve të qirasë, duke mos kërkuar më kontratë qiraje, por vetëm akt-konstatimi se banesa e tyre e vjetër është e dëmtuar rëndë:

“Njerëzit mund të marrim shtëpi me qira ku të kenë dëshirë dhe mund të akomodohen ku të kenë dëshirë dhe do u kërkohet vetëm akt-konstatimi se banesa është e dëmtuar rëndë, karta e identitetit dhe gjendja familajre. Çdo muaj u hidhen paratë në bankë për bonusin e qirasë.”

Lidhur me familjet e strehuara nëpër çadra, Zonja voda tha se po punohet që t’i jepet secilës familje çadër dimërore:

“6 mijë banorë nëpër fshatra jetojnë nëpër çadra. Furnizimi me çadra dimërore është mbyllur në Bubq, jemi duke punuar në zonën e Ishmit, që është zona rurale më e largët, për ti pajisur të gjithë banorët me çadra dimërore.

Një pjesë e vogël banorësh na ka mbetur ende, por besojmë se brenda kësaj jave do u çojmë cadrat dimërore. Në Manzë vendosëm konteniere,  janë aktualisht, 103 në konteniere, por ka edhe shumë banorë në çadra. Ne po shpërndajmë çadra dimërore, por kemi ende sfidë atje për të plotësuar gjithë nevojat e banorëve për çadra dimërore, termike.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>